Numri i njerëzve që kanë ikur nga Ukraina për t’i shpëtuar pushtimit rus ka kaluar 6 milionë në krizën më të keqe të refugjatëve në Evropë që nga fundi i Luftës së Dytë Botërore, tha të enjten Agjencia e OKB-së për refugjatët.
Pushtimi rus, i cili filloi më 24 shkurt, ka shkaktuar një zhvendosje masive të njerëzve, duke përfshirë më shumë se 8 milionë ukrainas brenda vendit. Të dhënat e OKB-së treguan se 6.03 milionë ishin larguar nga Ukraina deri të mërkurën.
Shumica kanë kaluar drejt Bashkimit Evropian përmes pikave kufitare në Poloni, Sllovaki, Hungari dhe Rumani.