Zhvillimi i shpejtë i mjeteve të inteligjencës artificiale do të çojë në rritjen e sulmeve kibernetike si dhe të eliminojë pengesat për hakerët më pak të sofistikuar të kryejnë sulme, tha agjencia britanike e spiunazhit, GCHQ.
Pikërisht eliminimi i pengesave do të kontribuojë në rritjen e sulmeve ransomware kur kriminelët mund të enkriptojnë sistemet kompjuterike duke kërkuar pagesa për rikthimin e tyre.
“AI pothuajse me siguri do të rrisë vëllimin dhe do të rrisë ndikimin e sulmeve kibernetike gjatë dy viteve të ardhshme”, thuhet në raport.
Raporti sugjeron se janë hakerët të cilët nuk kanë aftësitë e nevojshme për të kryer sulme kibernetike të nivelit të lartë që do të përfitojnë nga inteligjenca artificiale.
Në skenarin më të thjeshtë, ata do të përdorin mjetet AI gjeneruese si robotët bashkëbisedues për të krijuar e-mail dhe dokumente më bindëse përdorur për fushatat phishing online.
Në skenarë të avancuara, hakerët shtetërore do të përfitojnë nga potenciali AI për të kryer sulme më me efikasitet ose të gjenerojnë maluerë më të avancuar.
Agjencitë e inteligjencës në mbarë botën janë të shqetësuara nga krijimi i algoritmeve të afta të gjenerojnë ndërveprime njerëzore, siç njihen ndryshe edhe modele gjuhësore si GPT i OpenAI./PCWorld Albanian