Kreu i agjencisë mbikëqyrëse atomike të Kombeve të Bashkuara thotë se nuk ka pasur rrezatim radioaktiv nga centrali bërthamor i Ukrainës që ishte në shënjestër të sulmit nga Rusia në orët e hershme të 4 marsit.
Drejtori i Përgjithshëm i Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike, Rafael Mariano Grossi tha se agjencia ka qenë në kontakt me rregullatorin bërthamor të Ukrainës dhe centralin bërthamor të Zaporizhzhia pasi një ndërtesë në afërsi u godit.
Kjo shkaktoi një zjarr që u shua ndërsa Rafael Mariano Grossi tha se dy persona u lënduan nga zjarri. Ai tha se operatori dhe rregullatori thonë se situata “vazhdon të jetë jashtëzakonisht e tensionuar dhe sfiduese”./REL