Agim Zuzaku do të jetë kandidati i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës për kryetar komune në komunën e Gjilanit, në zgjedhjet lokale të vitit të ardhshëm.
Këtë e ka konfirmuar i pari i kësaj partie, Ramush Haradinaj, teksa u shpreh se qytetarët e Gjilanit janë me fat që kanë një kandidat të tillë si Agimi.
“Prita në takim kolegun tim, kryetarin e ri të AAK-së në Gjilan, Agim Zuzaku. Shkëmbyem mendime për planet e Aleancës në Anamoravë dhe në nivel vendi. Po ashtu, kam kënaqësinë të ju informoj se kandidat për kryetar të Gjilanit në zgjedhjet lokale të vitit të ardhshëm, do të jetë Agim Zuzaku. Duke u bazuar në punën e tij si ish-drejtor i Zhvillimit Ekonomik, dhe si profesionist i ekonomisë, them se qytetarët e Gjilanit janë me fat që kanë një kandidat të tillë si Agimi. Anamorava në përgjithësi, e Gjilani veçmas, janë prekur direkt nga qeverisja e Aleancës”, shkroi ai në Facebook./UBTNews