Ukraina ka vlerësuar se pothuajse 90 mijë trupa ruse janë vrarë në luftë deri më tani, 560 prej të cilëve dyshohet se kanë vdekur në 24 orët e fundit.
Në vlerësimin e saj të fundit, forcat e armatosura ukrainase pretenduan se gjithsej 89 mijë e 440 rusë janë vrarë që nga shpërthimi i luftës në shkurt.
Vlen të përmendet se vlerësimet ukrainase të humbjeve priren të jenë shumë më të larta se ato të publikuara nga Rusia dhe nga agjencitë perëndimore, transmeton Klankosova.tv.