Në Gjermani janë regjistruar 29 mijë e 875 raste të reja me COVID-19 dhe 598 raste të vdekjes në 24 orët e fundit.
Numri në rritje i rasteve dhe vdekjeve është më i larti i regjistruar ndonjëherë në një periudhë 24-orëshe në Gjermani që nga fillimi i pandemisë.
Numri i përgjithshëm i rasteve është 1 milion e 270 mijë, kurse numri i viktimave ka shkuar në 20 mijë e 970./UBTNews