Në spitalet e Kosovës janë të shtrirë 995 pacientë të infektuar me koronavirus.
Sipas njoftimit të Shërbimit Spitalor Klinik dhe Universitar të Kosovës, 37 prej tyre janë në gjendje të rëndë shëndetësore, ndërsa 935 janë duke u trajtuar me oksigjeno-terapi.
Qendra Klinike Universitare e Kosovës ka numrin më të madh të të shtrirëve me koronavirus: 359, ndërsa nga spitalet rajonale prin ai i Prizrenit me 143 pacientë.
Kosova, në javët e fundit, ka shënuar rritje të mpretë të numrit të të infektuarve me koronavirus.
Të dhënat e një dite më parë tregojnë se numri aktual i rasteve aktive është 23,845.
Vetëm në tre ditët e para të kësaj jave, 44 vetë kanë humbur jetën nga koronavirusi në Kosovë.
Deri më 25 gusht, 250,626 qytetarë të Kosovës janë vaksinuar me nga dy doza të vaksinës kundër koronavirusit, ndërsa në total janë dhënë mbi 747,000 vaksina.