Një rrjedhje e dyshuar e gazit të oksidit të nitratit në Afrikën e Jugut ka çuar në vdekjen e 16 personave, thonë zyrtarët lokalë.
Mediat e huaja shkruajnë se viktimat vdiqën nga thithja e gazit në një vendbanim në Boksburg, në lindje të Johanesburgut.
Viktimat raportohet të jenë gra dhe fëmijë.
Rrjedhja e së mërkurës ka qenë e lidhur me minierat e paligjshme të arit në zonë.
Gazi i oksidit të nitratit përdoret shpesh nga minatorët e paligjshëm të arit – të njohur në vend si zama zamas – për të nxjerrë arin nga dheu i vjedhur nga boshtet e braktisura të minierave.
Një nga cilindrat e gazit u gjet duke rrjedhur në qytetin me banesa të dendura të Boksburgut Angelo.
Askush nuk u dërgua në spital, kanë thënë zyrtarët e shërbimit të urgjencës për BBC.
Por ata kanë frikë se më shumë trupa mund të gjenden brenda natës, ndërsa ekipet e kërkim-shpëtimit vazhdojnë punën e tyre.
Kjo tragjedi vjen vetëm gjashtë muaj pas shpërthimit të një cisterne gazi në prag të Krishtlindjes, i cili mori 41 jetë në të njëjtin qytet.