UBT News

Afrika siguron 270 milionë vaksina anti-COVID nga 600 milionë sa u premtuan

270 milionë doza të vaksinave u siguruan nga Bashkimi Afrikan për shpërndarje në të gjithë kontinentin.

Rreth 600 milionë doza të vaksinave u premtuan, por as kjo nuk është e mjaftueshme për ta vaksinuar të gjithë regjionin.

Ekziston frika se vendet e varfëra në të gjithë botën do të presin shumë më gjatë se sa vendet e pasura për t’u inokuluar.

Ndonëse numri i infeksioneve dhe nivelet e vdekjeve janë relativisht më të ulëta, rastet në disa zona po rriten sërish./UBTNews

Exit mobile version