Afrika e Jugut ka hyrë në valën e dytë të pandemisë, pasi regjistroi 7 mijë raste të reja me COVID-19 të mërkurën.
Ministri i Shëndetësisë, Zweli Mkhize tha se “presin rritje më të shpejtë të numrave”.
Në pikun e pandemisë në korrik, vendi më i goditur në Afrikë po regjistronte mesatarisht 12 mijë raste çdo ditë. Nga shtatori, numri i rasteve ka rënë nën 1 mijë.
Më shumë se 22 mijë njerëz kanë vdekur si pasojë e koronavirusit në Afrikë të Jugut./UBTNews