Afrika e Jugut nuk do të konfiskojë një superjaht në pronësi të një oligarku rus që u sanksionua nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimi Evropian.
Vendi nuk ka “asnjë detyrim ligjor” për t’iu përmbajtur sanksioneve të vendosura nga ShBA dhe BE, tha një zëdhënës i presidentit.
Nord, një jaht luksoz 465 metra me vlerë më shumë se 500 milionë dollarë, është në pronësi të Alexey Mordashov, një aleat miliarder i Vladimir Putinit dhe do të lejohet të ankorohet në Cape Town./UBTNews/