UBT News

Afrika do të goditet rëndë nga shkurtimet në ndihmën e jashtme britanike

Qeveria britanike ka zbuluar planet për të shkurtuar ndihmën e jashtme me 40 për qind – nga 0.5 për qind në 0.3 për qind të të ardhurave kombëtare bruto, për të rritur shpenzimet për mbrojtje pas presionit nga SHBA, shkruan BBC.

Sipas një raporti të Ministrisë së Jashtme, shkurtimet më të mëdha këtë vit do të prekin Afrikën, sidomos në shëndetin e grave, arsimin e fëmijëve dhe higjienën e ujit – duke rritur rrezikun për sëmundje dhe vdekje.

Rrjeti Bond i organizatave humanitare paralajmëroi se gratë dhe fëmijët në komunitetet më të margjinalizuara do të preken më shumë. Po ashtu, ndihma për Territoret Palestinezë të Pushtuara do të bjerë me 21 për qind, ndonëse qeveria kishte premtuar ndryshe.

Ndërkohë, financimi për organizatat shumëpalëshe si Banka Botërore dhe Aleanca Gavi do të vazhdojë. Mbretëria e Bashkuar premton të ruajë rolin humanitar në zona si Gaza, Ukraina dhe Sudani.

Baronesha Chapman tha se synimi është që çdo paund të ketë më shumë ndikim, ndërsa ministria theksoi se shkurtimet vijnë pas një rishikimi të detajuar të ndihmës.

Bond kritikoi qeverinë për uljen e mbështetjes për arsim, gjini dhe vendet në krizë si Sudani, Etiopia dhe Somalia, duke thënë se “vendimet politike po i rëndojnë më së shumti gratë dhe komunitetet në konflikt”.

Exit mobile version