Më shumë afganë ka të ngjarë të largohen nga shtëpitë e tyre për shkak të dhunës së përshkallëzuar, paralajmëroi sot Komisioneri i Lartë i Kombeve të Bashkuara për Refugjatët (UNHCR), ndërsa talibanët kanë pushtuar më shumë territor në përgjigje të tërheqjes së forcave të huaja të udhëhequra nga SHBA.
“Afganistani është në prag të një krize tjetër humanitare. Kjo mund dhe duhet të shmanget,” u tha zëdhënësi i UNHCR-së Babar Baluch gazetarëve në Gjenevë.
Sipas UNHCR, rreth 270,000 afganë janë zhvendosur nga vendi që nga janari i 2021.
Numri i viktimave civilë u rrit me 29% gjatë tremujorit të parë krahasuar me vitin 2020, sipas UNHCR, duke cituar të dhëna nga Misioni i Ndihmës i Kombeve të Bashkuara në Afganistan (UNAMA).
“Ne i bëjmë thirrje bashkësisë ndërkombëtare të rrisë mbështetjen e saj për qeverinë dhe popullin e Afganistanit dhe fqinjët e tyre në këtë kohë kritike,” tha ai.
Gjenerali amerikan që drejtoi luftën në Afganistan, Austin Miller, dorëzoi komandën gjatë një ceremonie në kryeqytetin Kabul dje,12 korrik, dhe u largua nga vendi.
Presidenti i SHBA Joe Biden ka pranuar se e ardhmja e Afganistanit është e pasigurt, por ka theksuar se populli afgan duhet të vendosë fatin e tij.