Drejtori i Qendrës së Mediave dhe Informacionit në Afganistan është varë nga militantët talebanë në Kabul.
Mediat lokale kanë raportuar se Dawa Khan Menapal është vrarë me armë zjarri në rrugën Darul Aman, të kryeqytetit afgan.
Menapal kishte shkruar vazhdimisht në Twitter rreth pozitës së qeverisë afgane ndërkohë që kishte më shumë se 142,000 ndjekës në Twitter.
Vrasja e tij ka ardhur disa ditë pasi ishte sulmuar shtëpia e ministrit të Mbrojtjes në Kabul. Pas këtij sulmi, talebanët kishin parlajmëruar për sulme të tjera ndaj figurave qeveritare.
Një zëdhënës i talebanëve tha se Menapal “u vra në një sulm special nga Muxhahedinët (luftëtarët talebanë) dhe u ndëshkua për veprimet e tij”.
“Fatkeqësisht, terroristët e egër kanë kryer një veprim frikacak edhe një herë dhe kanë martirizuar një afgan patriot”, ka thënë zëdhënësi i Ministrisë së Brendshme, Mirwais Stanikzai.
Ndërkaq, i ngarkuari me Punë i SHBA-së në Afganistan, Ross Wilson shkroi në Twitter se ai ishte “i neveritur” nga vrasja e Menapalit duke shtuar se “këto vrasje janë një fyerje ndaj të drejtave të njeriut dhe lirisë së fjalës të Afganëve”.