Talibanët kanë dhënë urdhër për ndalimin e TikTok-ut dhe lojës PUBG, meqë sipas tyre po i ç’orientojnë të rinjtë afganë.
Ata thanë se do t’i ndalojnë edhe kanalet televizive nga transmetimi i asaj që e konsiderojnë si “përmbajtje imorale”. Kjo ndalesë vjen pas disa të tjerave në muzikë, filma dhe seriale.
Talibanët premtuan një qasje më të butë ndaj qeverisë qëkur morën pushtetin vitin e kaluar, por ka kufizuar gjithnjë e më shumë liritë veçanërisht për gratë.
Zëdhënësi i talibanëve, Inamullah Samangani tha se ndalesa e fundit është e nevojshme për të “parandaluar mashtrimin e gjeneratës së re”. Por ende nuk dihet se kur do të hyjë në fuqi ndalesa dhe sa do të zgjasë./UBTNews/