UBT News

Afganistan: Nënat i hedhin fëmijët mbi telat me gjemba, iu luten ushtarëve anglezë që t’i marrin

Nënat e dëshpëruara afgane i hodhën foshnjat e tyre mbi tela me gjemba në aeroportin e Kabulit ndërsa iu lutën parashutistëve britanikë që t’i çonin në vend të sigurt.

Skena të dhunshme janë publikuar në njërën nga rrugët për në aeroportin internacional, ndërsa njerëzit përpiqen të ikin nga një e ardhme nën sundimin e grupit militant.

Hyrja në hotelin Baron është bërë pika qendrore ku afganët që kërkojnë strehim në Mbretërinë e Bashkuar janë mbledhur me shpresën se do të transportohen me aeroplan drejt sigurisë.

“Nënat ishin të dëshpëruara, ato po rriheshin nga talibanët”, tha një oficer.

“Ato bërtitën, ‘shpëto fëmijën tim’ dhe na hodhën foshnjat mbi ne”.

“Disa nga foshnjat ranë në tela me gjemba, ishte e tmerrshme ajo që ndodhi”.

“Deri në fund të natës nuk kishte asnjë njeri mes nesh që nuk po qante”.

Mbretëria e Bashkuar aktualisht po evakuon qytetarët britanikë dhe afganët që punuan për qeverinë gjatë luftës 20 vjeçare, shkruan Metrom transmeton Klankosova.tv.

Rruga për në Hotelin Baron gjithashtu çon në objektet e vendeve të tjera që po kryejnë evakuimet, dhe numri i atyre që dëshirojnë të largohen po rritet dita ditës, madje edhe ata pa dokumente kërkojnë të transportohen me aeroplan në një vend të sigurt.

Exit mobile version