UBT News

Afganistan: Ndërron jetë 5 vjeçari i bllokuar në një pus të thellë për disa ditë

Një djalë pesë vjeçar i bllokuar për disa ditë në një pus të thellë dhe të thatë në Afganistanin juglindor ka vdekur, thanë sot zyrtarët talibanë, përcjell UBT News.

Fëmija, i quajtur Haidar, “na ka lënë përgjithmonë”, shkroi në Twitter, Anas Haqqani, këshilltar i lartë në ministrinë e brendshme.

“Kjo është një tjetër ditë zie dhe pikëllimi për vendin tonë”, shtoi ai.

Haidar “nuk është më me ne”, konfirmoi në Twitter edhe Abdullah Azzam, sekretar i zëvendëskryeministrit Abdul Ghani Baradar.

Fëmija rrëshqiti në fund të pusit në fshatin Shokak në provincën Zabul, rreth 400 km në jugperëndim të kryeqytetit Kabul, të martën.

Ekipet e shpëtimit arritën tek ai të premten në mëngjes. Ai ishte ende gjallë kur arritën tek ai, por gjendja e tij ishte “jo e mirë” dhe ai kishte nevojë për “trajtim lokal”, tha më herët Ahmadullah Wasiq, një zëvendës zëdhënës i qeverisë talibane./UBTNews/

Exit mobile version