UBT News

Afganistan: Gazetarja amerikane detyrohet të raportojë e mbuluar

Korrespondetja e CNN, Clarisa Ward kaloi nga raportimi me veshje dhe ngjyra dhe “ekspozimi” i krahëve, në një veshje islamike të mbuluar, vetëm një ditë pas kapjes së Kabulit nga talebanët.

Të dielën, 15 gusht, zonja Ward dukej kështu, ndërsa raportonte drejtpërdrejt nga vendi i shkatërruar nga lufta:

Por, ditën tjetër, ajo u shfaq me një veshje “abbaya” dhe tregoi se “iu tha të largohej mënjanë nga militantët që ruanin pallatin presidencial ‘sepse ajo ishte grua’”.

“Ata thërrasin ‘vdekje Amerikës’, por duken miqësorë në të njëjtën kohë. Më thanë të qëndroj anash sepse jam grua. Kam parë disa gra, por shumë më pak sesa do të shihja zakonisht duke ecur nëpër rrugët e Kabulit”, u shpreh ajo.

Clarissa konfirmoi se kishte një ndryshim në zgjedhjen e veshjes së saj të hënën, pas marrjes së kontrollit të talebanëve, por ajo këmbënguli se “ndryshimi nuk ishte aq i ashpër”.

Ajo shkroi në Twitter:

“Fotografia e sipërme (për foton me veshjen e saj të zakonshme) është brenda një kompleksi privat. Fotoja tjetër është në rrugët e Kabulit të mbajtura nga talebanët. Unë gjithmonë mbaja një shall në rrugë në Kabul më parë, edhe pse jo me flokë të mbuluar plotësisht dhe abbaya. Pra, ka një ndryshim, por jo aq të ashpër”.

Nga e gjithë ngjarja, besohet se vajzat dhe gratë janë më të rrezikuara nën regjimin e ri. Deri tani ka patur raportime se vajza 12-vjeçare janë detyruar të martohen. Thuhet se kryekomandantët talebanë i konsiderojnë gratë dhe vajzat e pamartuara – ose të veja – të moshës 12 deri në 45 vjeç si “khanimat”, plaçkë lufte që do të ndahet midis luftëtarëve të tyre. Afganët që vërshuan në Kabul si refugjatë, duke ikur nga militantët, treguan histori se si komandantët kërkuan që ata të dorëzonin gratë dhe vajzat për t’u bërë “gratë” e tyre dhe për t’u përdhunuar (via The Sun).

Ata gjithashtu treguan se si civilët dhe ushtarët e kapur u vranë nga xhihadistët, raporton Wall Street Journal.

Zyrtarët talebanë kanë mohuar se grupi po zbaton skllavërinë seksuale – dhe pretendojnë se veprime të tilla janë kundër rregullave të Islamit. Sidoqoftë, këto praktika të shfrenuara kanë ndodhur herën e fundit që talebanët sunduan Afganistanin në vitet 1990.

Exit mobile version