Një fotografi ku shihen 823 shtetas afganë – përfshirë 183 fëmijë që qëndronin në një avion të Forcave Ajrore të Shteteve të Bashkuara të Amerikës më 15 gusht, ishte një nga fotografitë vendimtare të rënies së Kabulit.
Ky ishte një rekord i mbajtur nga Boeing C-17 Globemaster III – avioni transportues me katër motorë që ishte në qendër të evakuimit nga Aeroporti Ndërkombëtar “Hamid Karzai”. Avioni erdhi në ditët e para të kaosit në aeroport, teksa afganët po përpiqeshin të dëshpëruar të largoheshin nga vendi pas kthimit të talibanëve në pushtet.
Fotografitë shfaqën qindra njerëz duke vrapuar përkrah një avioni të forcave ajrore amerikane teksa lëvizte në një pistë. Disa nga ta u kapën në një anë të avionit. Sipas raporteve të mediave lokale, dy persona vdiqën pasi u ngrit avioni. Forcat ajrore amerikane konfirmuan gjithashtu se mbetje njerëzore u gjetën në pajisjen e uljes së një avioni pasi ai mbërriti në Katar.
Në mesin e viktimave ishte edhe futbollisti 19-vjeçar Zaki Anwari, i cili luante për ekipin kombëtar të të rinjve të Afganistanit./UBTNews/