UBT News

Afër 40 viktima nga kolera në Somali në vitin 2022

Organizata Botërore e Shëndetësisë njoftoi të enjten se Somalia ka regjistruar afërsisht 40 raste të vdekjes nga kolera në vitin 2022.

“Kolera është endemike në Somali me shpërthime të përsëritura të raportuara që nga viti 2017. Nga 1 janari deri më 10 korrik 2022, një numër kumulativ prej 7 mijë e 796 rastesh të kolerës,  përfshirë edhe 37 vdekje të lidhura (raporti i vdekshmërisë së rasteve 0.5%) janë raportuar nga 25 rajone të prekura nga thatësira”, thuhej në raport.

Rastet e raportuara në gjashtë muajt e parë të vitit 2022 kanë tejkaluar rastet e raportuara në vitin 2021 në të njëjtat rrethe të prekura nga thatësira, kur u raportuan 6 mijë e 205 diarre akute ujore ose raste të dyshuara të kolerës, përfshirë 39 vdekje.

Përhapja aktuale po ndodh në kontekstin e shpërthimeve të tjera të vazhdueshme, duke përfshirë normat e larta të kequshqyerjes dhe thatësirën në rritje, të cilat të gjitha po përkeqësojnë brishtësinë e situatës humanitare të Somalisë dhe kanë çuar në një zhvendosje të madhe të njerëzve, duke vënë presion shtesë mbi një sistem tashmë të mbingarkuar dhe të dobët të kujdesit shëndetësor.

Somalia aktualisht ka kapacitet të kufizuar për t’iu përgjigjur shpërthimeve, duke rritur rrezikun e efekteve të rënda mbi shëndetin publik./UBTNews/

Exit mobile version