UBT News

Aeroporti i Hong Kongut ndalon pasagjerët transit nga 153 vende

A National Airlines cargo aircraft approaches Hong Kong International Airport in Hong Kong, China, on Tuesday, Aug. 10, 2021. Hong Kong started to allow vaccinated tourists from all but 10 places in the world to enter the city on Aug. 9, a significant easing of some of the tightest border curbs in the world. Photographer: Paul Yeung/Bloomberg

Pasagjerëve nga më shumë se 150 vende do t’u ndalohet kalimi tranzit përmes Hong Kong-ut, kjo si pasojë e shtrëngimit të fundit të masave të udhëtimit si pasojë e virusit.

Kjo lëvizje thellon izolimin global të Hong Kong-ut pasi qyteti ndjek një politikë të ashpër për parandalimin e virusit (e njohur si zero-Covid) dhe kjo po krijon probleme për linjat ajrore – disa prej të cilave kanë filluar të shmangin territorin kinez për shkak të rregullave të tij strikte të karantinës.

Hong Kongu i rendit territoret në kategori, duke u bazuar në numrin e infeksioneve të tyre, ku 153 vende janë klasifikuar aktualisht si Grupi A – të ardhurit e të cilëve duhet të kalojnë 21 ditë në karantinë.

Të premten, aeroporti i Hong Kongut shtrëngoi këto masa.

“Shërbimet e transferimit/transitit të pasagjerëve përmes Aeroportit Ndërkombëtar të Hong Kongut për çdo person që ka qëndruar në vendet e Grupit A në 21 ditët e fundit do të pezullohen”, tha aeroporti në një deklaratë, duke shtuar se ndalimi ishte i nevojshëm për të kontrolluar përhapjen e variantit Omicron. Pezullimi do të hyjë në fuqi të dielën, për një muaj.

Tetë vende të Grupit A si Australia, Kanadaja, Franca, India, Filipinet, Pakistani, Britania e Madhe dhe SHBA – tashmë janë të ndaluar plotësisht të shkojnë në Hong Kong.

Tani vendi ka rivendosur rregulla strikte për distancimin shoqëror, duke përfshirë mbylljen e palestrave dhe ndalimin e ngrënies në restorant pas orës 18:00./UBTNews/

Exit mobile version