Në një zhvillim të paparë, Aeroporti i Frankfurtit në Gjermani është përfshirë në një situatë të jashtëzakonshme pasi demonstratat e aktivistëve për klimën kanë çuar në anulimin përkohës të fluturimeve.
Aktivistët e organizuar pranë aeroportit kanë bllokuar pistat e fluturimeve, duke mbajtur pankarta me shkrimin “Nafta vret” dhe duke kërkuar që qeveria gjermane të ndalojë përdorimin e naftës, qymyrit dhe gazit. Ata po ashtu kërkojnë një marrëveshje globale që të ndalohet deri në vitin 2030 përdorimi dhe tregtimi i lëndëve djegëse që shkaktojnë ndotje të mjedisit dhe ndikim negativ në klimë.
Në rezultat të kësaj proteste, aeroporti i Frankfurtit ishte detyruar të ndërpresë fluturimet dhe të njoftojë qytetarët për situatën. Megjithatë, më pas u njoftua se fluturimet kishin filluar të rihapen gradualisht me ritme të ngadalta. Kjo ndërprerje e shkurtër e shërbimeve ajrore ka sjellë shqetësime për udhëtarët dhe ka pasur një ndikim të konsiderueshëm në trafikun ajror të aeroportit.
Protestat e ngjashme janë planifikuar edhe në vende të tjera të Evropës dhe Amerikës së Veriut, si pjesë e një fushate globale për t’i bërë thirrje komunitetit ndërkombëtar që të marrë masa serioze kundër ndotjes së mjedisit dhe për të mbrojtur klimën globale./UBTNews/