Aeroporti i Turqisë në Antalia, një destinacion popullor turistik në bregdetin e Mesdheut, ka arritur një rekord të ri fluturimesh ditore, tha një zyrtar i lartë të martën.
Të shtunën, një mijë e tre aeroplanë u ulën dhe u ngritën nga aeroporti i Antalias, duke vendosur një rekord të ri për qytetin, tha guvernatori Ersin Yazici.
Duke folur në një ngjarje lokale, guvernatori tha se 81 mijë e 104 vizitorë të huaj arritën në qytetin turistik të Mesdheut atë ditë.
“Ne po kalojmë një sezon që vazhdon me rekorde. Jemi të lumtur dhe të kënaqur. Shpresoj që do të jetë edhe më mirë”, tha ai.
Me këtë shifër, aeroporti i Antalias është aeroporti i dytë më i ngarkuar turk pas Stambollit.
Nga e diela, Antalia ka pritur më shumë se katër milionë turistë këtë vit. /UBTNews/