Muaji korrik i këtij viti, shënoi një rekord të ri për numrin e udhëtarëve dhe fluturimeve në Aeroportin “Adem Jashari”, duke tejkaluar shifrën krahasuar me muajin e njëjtë të vitit të kaluar rreth 9 për qind në numër të udhëtarëve dhe mbi 2 për qind në numër të fluturimeve.
Siç njofton Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës, nga janari i këtij viti e deri më sot përmes këtij aeroporti kanë kaluar pothuajse 2 milionë udhëtarë, ndërsa vetëm në muajin korrik përmes këtij aeroporti kanë kaluar 400 mijë udhëtarë duke shënuar një rritje të përgjithshme në numër të udhëtarëve në këtë vit prej rreth 14 për qind dhe në numër të fluturimeve rreth 6 për qind.
“Zvicra dhe Gjermania akoma mbeten destinacionet me më së shumti udhëtarë dhe fluturime ku më pas pasohen nga Turqia, Austria etj”, thuhet në njoftim.