UBT News

Aeroportet më të ngarkuara në botë

Aeroporti i Stambollit është bërë një nga aeroportet më të ngarkuar në botë vitin e kaluar, sipas raportit botëror të Këshillit Ndërkombëtar të Aeroporteve (ACI) të publikuar të mërkurën. Aeroporti i Atlantës me bazë në SHBA ishte i pari në listën e top dhjetë aeroporteve më të ngarkuar. Atë e pasuan aeroporti “Forh Worth” në Dallas dhe ai Denverit, po ashtu në SHBA.

Aeroporti i Stambollit ishte aeroporti i shtatë më i ngarkuar me një numër total pasagjerësh prej 64,29 milionë, me një rritje prej 73,8 për qind në bazë vjetore. Sipas raportit, Aeroporti i Stambollit ishte i 14-ti më i ngarkuar në vitin 2021 dhe i 28-ti në 2020.

Numri i pasagjerëve të shërbyer nga Aeroporti i Stambollit është rritur gjithashtu me 23,2 për qind krahasuar me vitin 2019, periudhë para pandemisë. Ndër 10 aeroportet kryesore në listë, vetëm aeroporti i Denverit (0,2 për qind) dhe ai i Stambollit kanë arritur të rrisin numrin e pasagjerëve kundrejt epokës para pandemisë.

Aeroporte të tjera në listë janë: “O’Hare” i Çikagos (i 4-ti), Aeroporti i Dubait (5),

Los Anxhelosi (6-ti), “Heathrow” i Mbretërisë së Bashkuar (8), aeroporti indian “Indira Gandhi” (i 9-ti) dhe “Charles de-Gaulle” i Francës (i 10-ti).

Exit mobile version