UBT News

Aeroportet italiane dhe franceze krijojnë kompani për taksi fluturuese

Aeroportet në qytetet italiane të Romës, Venecias, Bolonjës si dhe Riviera e Francës janë bashkuar për krijimin e një kompanie qe ndërton dhe menaxhon infrastrukturën e taksive fluturuese, thuhet në një deklaratë të përbashkët.

Infrastruktura, e njohur ndryshe si vertiports (porte vertikale), do të përdoret për mjete fluturuese që mund të ngrihen nga toka vertikalisht, duke ofruar një alternativë të re për udhëtarët që t’i ikin trafikut apo të shkojnë nga qytetit në qytet.

Ata thanë se kompania e tyre e quajtur “Urban Blue” do jetë e hapur për partner teknologjikë dhe financiarë teksa projekti do të zhvillohet gradualisht nga Italia, Franca në vende tjera.

Urban Blue do lidhë partneritet edhe me kompaninë e re gjermane Volocopter, e cila të mërkurën do të prezantojë një nga avionët me bateri për një pasagjerë në aeroportin Fiumicino të Romës. Ky lloj avioni planifikohet të përdoret si taksi.

Projekti i taksive fluturuese në këto qytete pritet të finalizohet dhe të fillojë punën në vitin 2024. Për momentin kompania nuk ka dhënë detaje financiare të projektit apo sa mund t’iu kushtojë pasagjerëve një udhëtim i tillë.

Exit mobile version