Një aeroplan me 22 persona në bord është zhdukur në malet e Nepalit, sipas zyrtarëve të linjës ajrore dhe qeveritare.
Avioni i vogël që operonte në vendin e Azisë Jugore, u zhduk sot në mëngjes. Ai kishte qenë në një fluturim të planifikuar 15-minutësh nga qyteti turistik i Pokhara në qytetin malor të Jomsom, dhe humbi kontaktin me kullën e aeroportit menjëherë pas ngritjes.
Policia lokale tha se nuk kishte asnjë informacion për avionin ‘Twin Otter’, ndërkohë që kanë filluar kërkimet.
Avioni mbante 13 nepalezë, katër indianë, dy gjermanë dhe tre anëtarë të ekuipazhit.
Prej disa ditësh në zonë bie shi, megjithatë fluturimet po funksionojnë si zakonisht, raporton SkyNews, transmeton Klankosova.tv.
Rruga që mori avioni kërkonte që ai të fluturonte mes maleve, para se të ulej në një luginë.