UBT News

Adresa zyrtare e BQK-së tani është Rruga “Luan Haradinaj”

Në rastin e 26 vjetorit të themelimit dhe në nderim të ditëlindjes se heroit Luan Haradinaj, Banka Qendrore e Kosovës ka ndryshuar emrin e adresës postare e që tash do të jetë “Rruga ‘Luan Haradinaj’”.

Banka Qendrore e Republikës së Kosovës (BQK) njofton se ka realizuar ndryshimet ligjore në statutin e saj, ashtu që adresa zyrtare postare e institucionit tashmë është: 𝗥𝗿𝘂𝗴𝗮 “𝗟𝘂𝗮𝗻 𝗛𝗮𝗿𝗮𝗱𝗶𝗻𝗮𝗷”, 𝗡𝗿. 𝟮, 𝟭𝟬𝟬𝟬𝟬 𝗣𝗿𝗶𝘀𝗵𝘁𝗶𝗻𝗲̈, 𝗥𝗲𝗽𝘂𝗯𝗹𝗶𝗸𝗮 𝗲 𝗞𝗼𝘀𝗼𝘃𝗲̈𝘀. Ky ndryshim i adresës është në përputhje me adresarin zyrtar të Komunës së Prishtinës, dhe realizohet në shenjë nderimi për Heroin Luan Haradinaj, në ditëlindjen e tij, si dhe me rastin e 26-vjetorit të themelimit të BQK-së. Adresa e re zyrtare do të komunikohet gjithashtu tek të gjitha institucionet ndërkombëtare, partnerët dhe bashkëpunëtorët tanë. BQK siguron se të gjitha dokumentet dhe dërgesat që vazhdojnë të mbërrijnë në adresën postare të mëparshme në: 𝘙𝘳𝘶𝘨𝘢 “𝘎𝘢𝘳𝘪𝘣𝘢𝘭𝘥𝘪”, 𝘕𝘳. 33, do të mund të pranohen pa pengesë përmes hyrjes anësore të objektit të BQK-së”, tuhet në komunikatën për media të BQK-së./EO

Exit mobile version