Salminen drejtoi vendin nordik për një ditë si pjesë e fushatës globale të sponsorizuar nga shoqata #GirlsTakeover për të promovuar të drejtat e vajzave në politikë dhe biznes.
Ajo e kaloi kohën pranë presidentit të vërtetë finlandez duke takuar politikanët dhe duke mbajtur një konferencë për veprimet që duhen ndërmarrë për klimën.
“E gjithë dita është gjëja më e mirë që kam përjetuar prej kohësh,” – tha Salminen.
Adoleshentja shtoi se potenciali i vajzave duhet të njihet më mirë dhe se ato duhet të përfshihen më shumë në hartimin e politikave.
“Nuk është e drejtë që vendimet që ndikojnë më shumë tek unë janë marrë pa konsideruar brezin tim,” – u shpreh 16-vjeçarja.
Nella gjithashtu diskutoi ndikimin e informacioneve të pavërteta që qarkullojnë në internet.
Qeveria e Finlandës udhëhiqet nga kryeministrja Sanna Marin, e cila u bë mbajtësja më e re në botë e detyrës në vitin 2019 kur mori pushtetin në moshën 34 vjeçare, duke udhëhequr një koalicion prej pesë partish të qendrës së majtë, të cilat të gjitha udhëhiqeshin nga gra.