Rekordi Botëror i Guinness-it ka konfirmuar se Dor Bahadur Khapangi nga Nepali është adoleshenti (mashkull) më i shkurtër në botë. Khapangi, i lindur më 14 nëntor të vitit 2004, tani është 17-vjeçar dhe matja u bë më 23 mars të vitit 2022, në kryeqytetin e Nepalit, Katmandu.
Në një deklaratë të lëshuar nga Guinness të martën, më 24 maj, u konfirmua se ai është 73.43 cm i gjatë.
Më parë, këtë titull e mbante Khagendra Thapa Magar./UBTNews/