UBT News

Adobe lanson Photoshopin si aplikacion për përdoruesit e telefonave Apple

Adobe ka lajmëruar se ka lansuar softuerin e famshëm të Photoshopit në formën e aplikacionit për telefon, si fillim në sistemin operativ të Apple, iOS. Kompania planifikon të lansojë aplikacionin e Photoshopit për sistemin operativ Android më vonë gjatë vitit, raporton “Techcrunch.com”.

Në lajmërimin e tyre, Adobe ka thënë se po ndërton një aplikacion “që nga themeli për të pritur një brez të ri pasionantësh të imazheve dhe dizajnit në mundësitë e pafundme të Photoshopit”.

Me aplikacionin e ri të Photoshop në telefonat e Apple, përdoruesit mund të kenë qasje si në shërbimet falas dhe në ato me pagesë përmes një dizajni miqësor që ofrohet nga kompania. Për ata përdorues, që duan të kenë qasje në shërbimet premium të aplikacionit dhe të Photoshopit në ueb, Adobe ka publikuar një plan mujor, me pagesë prej 7.99 dollarë në muaj.

Përmes mundësimit të Photoshopit në telefon, Adobe po synon përdorues të rinj, veçanërisht ata të grupmoshave të reja që janë mësuar të përdorin telefonat e tyre për qëllime kreative.

“Ne kaluam shumë kohë duke biseduar me krijuesit dhe autorët, veçanërisht me brezin e ri të krijuesve që janë shumë të rehatshëm me telefonat, dhe u munduam të kuptojmë rastet e tyre unike të përdorimit të pajisjeve mobile”, ka thënë Shambhavi Kadam, drejtor i lartë i menaxhimit të produkteve në Adobe Photoshop.

Exit mobile version