UBT News

Administrohen gati 1.5 milion doza të vaksinës kundër COVID-19 në Kosovë

Kosova ka administruar deri më tani afër 1.5 milion doza të vaksinës kundër COVID-19, ndërsa rreth 640 mijë qytetarë i kanë marrë të dy dozat e vaksinës.

Ministria e Shëndetësisë u ka bërë thirrje të gjithë qytetare të moshës mbi 16-vjeçare që të vaksinohen me qëllim të të arritjes më të shpejtë të objektivit për vaksinimin e së paku 60% të popullatës.

“Gjithashtu, prindërit e fëmijëve të moshës prej 12-15 vjeç me indikacione shëndetësore të kujdesen për vaksinimin e fëmijëve të tyre. Vaksinimi është rruga më e thjeshtë, më e shkurtër dhe më e sigurt për t’iu kthyer normalitetit”, thuhet mes tjerash./UBTNews

Exit mobile version