UBT News

Trump bëri memorandum për të shkarkuar punonjësit që pranuan rezultatet e zgjedhjeve të 2020-ës, sipas raportit

Në dhjetor të vitit 2020, pasi Prokurori i Përgjithshëm i atëhershëm hodhi poshtë publikisht pretendimet e Presidentit Donald Trump se zgjedhjet ishin të falsifikuara, administrata e tij hartoi një memorandum për këdo që nuk pajtohej me pretendimet e Trump.

Kjo vjen pas një raporti të ri të lëshuar nga Komiteti i Dhomës së Përfaqësuesve të Shteteve të Bashkuara që heton trazirat e Kapitolit më 6 janar 2021, nga ku morën prova prej këshilltarit të Shtëpisë së Bardhë të Trump, Pat Cipollone.

Nga raporti i cili u publikua të premten, hetuesit theksuan një deklaratë të hartuar nga administrata e Shtëpisë së Bardhë në dhjetor 2020, një muaj pasi Trump humbi zgjedhjet presidenciale. Deklarata përfundonte me: “Kushdo që mendon se nuk ka pasur mashtrim masiv në zgjedhjet e 2020 duhet të shkarkohet”.

Draft-deklarata, e cila nuk u publikua kurrë, erdhi disa javë pasi ish-Prokurori i Përgjithshëm, Bill Barr hodhi poshtë pretendimet e pabaza të Trump për mashtrim. Barr tha publikisht se nuk kishte prova të mashtrimit të votuesve “që mund të kishte ndikuar në një rezultat tjetër në zgjedhje”.

Trazirat e Kapitolit çuan në vdekjen e të paktën pesë personave, përfshirë një oficer policie të Kapitolit./UBTNews/

Exit mobile version