UBT News

Adele thotë se “pyetësori i karakterit” e bëri të kuptonte se duhet të ndahej nga burri Simon Konecki

Këngëtarja e njohur britanike Adele vijon të habisë me mënyrën e të menduarit duke thënë se fundmi se ‘një pyetësor i personalitetit në një revistë’ e bëri të divorcohej nga bashkëshorti Simon Konecki në 2019.

Këngëtarja 33 vjecare e hitit të njohur ‘Hello’ ishte për tetë vjet me drejtorin e grupit të bamirësisë Konecki para se të ndahej në prill 2019, ndërsa bën zbulimet e jetës private teksa prezanton albumin e ri muzikor.

Duke folur në rrjetin amerikan CBS me prezantuesen Oprah Winfrey, Adele, e cila ka djalin Angelo me Simon, tregon se asokohe nuk ‘jetonte’ por vetëm “e shtynte” jetesën me të.

Më pas ajo kreu testin e personalitetit në një revistë për çka thotë se e ndihmoi të merrte vendimin.

Adele tregon më tej se kënga e saj e re ‘Easy On Me’ nga albumi i ri ‘30’ fokusohet në ndarjen e saj “të vështirë” me Simon.

Ajo tregon se duke kryer testin e karakterit në revistë, hasi pyetjen: “Cila është ajo gjë që nuk do të donit kurrë ta mësonin të tjerët?”

Përgjigja e pyetjes, Adele thotë se ishte si një thirrje zgjimi, që më në fund “po e kuptonte”: “Është fakti se nuk jam e lumtur, se nuk jam duke jetuar, por vetëm ‘duke shtyrë’ përpara”.

Adele thotë se më tej u tregoi miqve të saj: “Ata të gjithë u habitën. Nga aty nisa të pyes veten “Çfarë jam duke bërë? Për çfarë po e bëj?’”

Javën e kaluar Adele pranonte se ishte shumë e goditur nga ndarja me Simon aq sa “trembej se nuk e njihte mirë veten”.

Këngëtarja ka dalë në kopertinën e revistës Rolling Stone, dhe thotë se martesa e ktheu në një tjetër person, prandaj kishte marrë vendimin e vështirë.

Adele kohët e fundit ka bërë publike romancën e saj të re me Rich Paul, dhe thotë se jeta e saj si person “single” në Los Angeles zgjati shumë pak pasi miqtë gjithmonë i rregullonin takime njohjeje me djem.

“Mendoja se e njihja veten por nuk e njihja, isha duke mbushur 30 vjec por nuk e njihja veten. Ndarja ishte e vështirë, ashtu si dhe ndjeja se nuk ia dola të bëja të funksiononte. E dija që nuk kisha bërë një punë të mirë”.

Exit mobile version