UBT News

Adele nis një kapitull të ri, nga muzika në aktrim

Adele do të bëjë debutimin e saj zyrtar në aktrim vitin e ardhshëm, pasi ka pranuar një rol në një film të ri hollivudian.

Këngëtarja e njohur, 37 vjeçe, do të lërë përkohësisht skenën muzikore për t’u përfshirë në botën e filmit, duke nënshkruar për të luajtur në projektin e ri të dizajnerit të famshëm të modës, Tom Ford.

Ky do të jetë roli i parë i Adele në aktrim, katër vjet pas publikimit të albumit të saj të suksesshëm 30.

Filmi do të shënojë gjithashtu rikthimin e Tom Ford pas gati një dekade larg kinemasë. Adele do të ndajë ekranin me aktorët e njohur të Hollywood-it, Aaron Taylor-Johnson dhe Nicholas Hoult.

Sipas raportimeve të Deadline, filmi do të jetë një përshtatje e romanit të autores Anne Rice, Cry To Heaven. Tom Ford do të jetë si regjisor ashtu edhe skenarist i filmit, ndërsa kompania e tij e produksionit, Fade To Black, do të mbulojë financimin e projektit.

Parapërgatitjet tashmë kanë nisur dhe xhirimet pritet të fillojnë në janar 2026, në Romë, Itali. /A.Z/UBT News/

Exit mobile version