UBT News

Adele e pranon se e shqetësuan komentet e fansave pas divorcit

Këngëtarja Adele tha se e shqetësuan reagimet e fansave të saj pas ndarjes nga ish-bashkëshorti Simon Konecki.

33-vjeçarja e pranoi se e pyeti veten “pse ata nuk më duan?”, gjatë një interviste për revistën Rolling Stone UK. Këngëtarja gjithashtu foli sinqerisht edhe për lidhjen e dashurisë me Rich Paul, dhe tha se gjatë asaj periudhe mësoi t’i merrte komentet me sportivitet.

Adele, e cila ka një djalë, Angelo, me ish-bashkëshortin e saj, Simon, konfirmoi se kur ata e bënë kërkesën për divorc në prill të vitit 2019, dhe pastaj ajo ka nisur lidhjen me agjentin sportiv Rich.

Duke folur për fillimin e lidhjes së tyre, Adele tha: “Nuk iu tregova shumë miqve të mi meqë ishte fillimi dhe doja ta mbaja private. Asnjë nga ta nuk e besoi!”.

Në ditët e para pas ndarjes së saj, Adele tha se kishte momente kur ndihej ‘e qetë’ me vendimin për të qenë vetëm./UBTNews

Exit mobile version