UBT News

Action Bronson sfidon kryebashkiakun e New Yorkut të flasë shqip

Action Bronson sfidon kryebashkiakun e New Yorkut të flasë shqip në episodin e ri të “F*ck, That’s Delicious”

Reperi me origjinë shqiptare dhe me famë botërore, Action Bronson, solli një moment të veçantë në episodin më të fundit të serisë së tij në YouTube, “F*ck, That’s Delicious”, ku i ftuar ishte kryebashkiaku i New Yorkut, Zohran Mamdani.

Gjatë bisedës, Bronson e sfidon Mamdani-n të thotë një frazë në shqip, duke krijuar një nga momentet më të komentuar të episodit. Në videon që po qarkullon gjerësisht në rrjetet sociale, kryebashkiaku dëgjohet duke thënë: “Ju bëftë mirë”, sipas udhëzimeve të reperit shqiptar.

Episodi është vlerësuar si një ndër më të veçantët e serisë, duke kombinuar ushqimin, kulturën dhe humorin. Momenti në gjuhën shqipe ka tërhequr vëmendje të veçantë nga publiku shqiptar online, duke krijuar reagime pozitive dhe diskutime të shumta në rrjetet sociale.

Exit mobile version