Çmimi Nobel në Ekonomi për vitin 2024 është shpërblyer sot për Daron Acemoglu, Simon Johnson dhe James A. Robinson, për kontributet e tyre të rëndësishme në studimin e dallimeve të prosperitetit ndërmjet kombeve.
Juria njoftoi se këta studiues, të cilët punojnë në Shtetet e Bashkuara, u dalluan për hulumtimet e tyre mbi formimin e institucioneve dhe ndikimin e tyre në rritjen ekonomike. Në përfundimet e saj, juria thekson se kolonizimi ka luajtur një rol të rëndësishëm në transformimin e modeleve të shoqërisë dhe se kjo ka ndikuar në prosperitetin e vendeve të kolonizuara.
“Institucionet me sundim të dobët të ligjit dhe ato që shfrytëzojnë popullsinë nuk kontribuojnë në rritje apo ndryshime pozitive,” tha juria, duke shpjeguar se studimi i këtyre fituesve ndihmon në kuptimin e arsyes pse disa shoqëri arrijnë të zhvillohen më mirë se të tjerat.
Sipas tyre, “kur evropianët kolonizuan territore të mëdha, institucionet shoqërore u transformuan ndjeshëm, por jo gjithkund në mënyrë të barabartë.” Disa vende patën si qëllim shfrytëzimin e burimeve dhe popullsisë, duke krijuar kështu përfitime afatshkurtra për elitën në pushtet.
Juria përfundoi duke theksuar se nëse sistemi politik i garanton pushtet atyre që shfrytëzojnë, askush nuk do t’u besojë premtimeve për reforma të ardhshme, çka ka sjellë në përgjithësi shoqëri të pasura me kalimin e kohës.
Ky çmim vjen si një njohje e rëndësishme për kontributin e këtyre studiuesve në fushën e ekonomisë dhe ndikimin e institucioneve mbi zhvillimin ekonomik./UBTNews/