Qeveria irlandeze do të ngrejë një komision ligjor hetimor për abuzimin seksual në shkollat e drejtuara nga urdhrat fetarë katolik, pasi një hetim paraprak gjeti pothuajse 2,400 akuza për abuzime historike.
Hetimi, i udhëhequr nga një avokate kryesore, Mary O’Toole, dokumentoi 844 abuzues të dyshuar në 308 shkolla të drejtuara nga 42 urdhra fetarë në të gjithë Republikën e Irlandës.
Njëqind e tridhjetë e shtatë persona që morën pjesë në hetimin e saj përfunduan intervistat personale dhe 12 ofruan parashtresa me shkrim. Shumica e atyre që morën pjesë ishin burra në të 50-at dhe 60-at e tyre.
Ministrja irlandeze e arsimit, Norma Foley, e përshkroi raportin si një “dokument tronditës, që përmban disa nga rrëfimet më të tmerrshme të abuzimit seksual”.
Hetimi u nis në vitin 2022, pasi një dokumentar radiofonik RTÉ theksoi abuzimin seksual historik në Kolegjin Blackrock me pagesë, një shkollë në Dublin, e lidhur me shumë ndërkombëtarë të regbisë irlandeze dhe biznesmenë kryesorë. 57 persona kanë pretenduar se janë abuzuar atje.
Në nëntor 2022, Spiritans në Irlandë, të cilët drejtonin shkollën, u kërkuan falje të gjitha viktimave në emër të urdhrit. Akuza u bënë edhe kundër jezuitëve, etërve karmelitë, vëllezërve të krishterë, motrave të mëshirës dhe misionarëve të zemrës së shenjtë.
Kuptohet se të dhënat e urdhrave fetarë tregojnë se më shumë se gjysma e 844 burrave të akuzuar për abuzim, dihet se janë të vdekur. Të intervistuarit për hetimin e fushëveprimit përshkruan se ishin ngacmuar, zhveshur dhe droguar në një atmosferë terrori dhe heshtjeje.
Disa folën për besimin e tyre të fortë se abuzimi ishte aq i përhapur, sa nuk mund të kishte kaluar pa u vënë re nga mësues të tjerë ose anëtarë të lartë të urdhrave fetarë.
Disa të mbijetuar thanë se ndërsa kishin qenë të suksesshëm në karrierën e tyre, kjo ishte për shkak se ata kishin punuar së tepërmi dhe me koston e marrëdhënieve të ngushta personale, në mënyrë që të shpërqendroheshin nga trauma e tyre e fëmijërisë.
Foley dhe ministra të tjerë kanë nderuar të mbijetuarit, që kanë folur për përvojat e tyre.
“Ky raport zbulon ndikimin e rëndë të abuzimit seksual në jetën e të mbijetuarve,” tha ajo në një konferencë për shtyp. “Është jetike (që) nevojat e të mbijetuarve të mbeten në qendër të përgjigjes sonë.”
Qeverisë do t’i duhet të gjejë dikë që të kryesojë hetimin e propozuar ligjor, për të cilin ministrat thonë se do të ketë kompetenca të gjera.
Kabineti do të duhet gjithashtu të përcaktojë kushtet e tij të referencës, duke përfshirë nëse do të përfshijë shkolla jo-katolike.
Mund të kalojnë disa vite, përpara se komisioni i propozuar ligjor i hetimit të publikojë gjetjet e tij./ The Guardian