Ministri i Infrastrukturës, Arban Abrashi, deklaroi se Ministria që ai e udhëheq e ka lajmëruar rastin në polici për transaksionet e dyshimta nga Thesari i Shtetit.
Abrashi në një konferencë për media theksoi se nuk kanë pasë informata më herët lidhur me këtë transaksion të dyshimtë.
“Sot kam qenë dëshmitarë që ka qarkulluar një njoftim, në mediet kryesore të vendit, që ka ta bëjë më njohuritë me ekzistencën e transaksionit të paligjshëm nga zyrtarë të ministrisë për gati 10 ditë. Arsyeja që nuk jemi deklaruar ditëve të fundit është shkaku që mos të ndërhyjmë në hetime. Sekretari i Ministrisë së Infrastrukturës për një transaksion të paligjshëm më 19 tetor, si dyshim dhe atë dyshim e ka ngritur në Thesar dhe kur është vërtetuar, atëherë e ka njoftuar edhe policinë dhe organet tjera”, deklaroi Abrashi.
Më tej theksoi se MI-ja është palë e dëmtuar, dhe nga kjo vjedhje janë dëmtuar edhe disa projekte të Ministrisë që ai e udhëheq.
Ministrja e Financave, Hykmete Bajrami, ditë më parë kishte deklaruar se ajo e kishte denoncuar rastin në Polici./UBTNews