UBT News

Abrashi: LDK e gatshme për zgjedhje

Anëtari i kryesisësë LDK-së, Arban Abrashi tha se janë të gatshëm për zgjedhje dhe se do të shkojnë të vetëm në zgjedhje.

Kështu deklaroi ai pas takimit me ushtruesen e detyrës së presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, ku mes tjerash njoftoi se data e cila është përmendur sot në takim për mbajtjen e zgjedhjeve është 7 shkurti.

“Data që sot e kemi përmendur ka qenë data 7 shkurti, pra 40 ditë pasi të kalojë buxheti”, theksoi Abrashi.

Abrashi deklaroi se në këtë takim u diskutua edhe për miratimin e buxhetit për vitin 2021.

“Ajo çka sot e diskutuam dhe po e themi publikisht është që duhet të gjejmë fuqi politike që të votojmë buxhetin 2021 sepse kjo ka rëndësi të madhe dhe është i lidhur me secilin qytetar. E mira e kësaj është që aktgjykimi i plotë ende nuk është bërë publik dhe mund të shfrytëzohen këto ditë për t’u votuar buxheti”, ka deklaruar ai./UBTNews

Exit mobile version