UBT News

Abramovich luajti ‘rol kyç’ në lirimin e britanikëve të mbajtur në Ukrainë

Sipas një raporti të publikuar të premten, ish-pronari i Chelseat, Roman Abramovich luajti ‘rol kyç’ në lirimin e pesë britanikëve që po mbaheshin peng nga separatistët pro-rusë në Ukrainë. Njëri nga ta u lirua gjatë një shkëmbimi të burgosurish gjatë kësaj jave.

Ata u dërguan në kryeqytetin saudit, Riad të mërkurën pasi Princi i Kurorës, Mohammed bin Salman mori pjesë në negociata.

Më 10 mars, Abramovich u sanksionua nga Qeveria e Mbretërisë së Bashkuar. Downing Street pretendonte se ai kishte lidhje të forta me presidentin rus, Vladimir Putin. Ai u sanksionua edhe nga BE-ja./UBTNews/

Exit mobile version