UBT News

Abott shpreh keqardhje për dorëheqjen e Mehajt

Ambasadori i Britanisë së Madhe në Kosovë, Nicholas Abbott, ka reaguar pas dorëheqjes së ministrit të Mbrojtjes, Armend Mehaj.

Abott është shprehur se i vjen keq që ministri Mehaj ka dhënë dorëheqjen, derisa ka shprehur mirënjohje për kontributin e tij në fushën e mbrojtjes.

“Më vjen keq kur dëgjoj se Armend Mehaj ka dhënë dorëheqjen si ministër i Mbrojtjes. I jam mirënjohës për kontributin e tij pozitiv në marrëdhëniet në fushën e mbrojtjes mes Britanisë së Madhe dhe Kosovës, gjatë 2 e gjysmë viteve të fundit dhe i uroj çdo të mirë në të ardhmen”, ka shkruar Abott në Twitter.

Ndryshe, ministri Mehaj dha sot dorëheqje nga detyra e ministrit të Mbrojtjes. Në vend të tij është emëruar koloneli Ejup Maqedonci. 

Exit mobile version