UBT News

Abbott nga Prekazi: Kosova ka guxim të përballet me të kaluarën

Ambasadori britanik në Kosovë, Nicholas Abbott sot ka bërë homazhe te varrezat e familjes Jashari në Prekaz, në përkujtim të ngjarjeve të tmerrshme që ndodhën këtu njëzet vjet më parë.

Abbott në Facebook shkroi se Kosova sot ka guxim të përballet me të kaluarën e saj.

“Këtë mëngjes bëra homazhe në memorialin e familjes Jashari në Prekaz në përkujtim të ngjarjeve të tmerrshme që ndodhën këtu njëzet vjet më parë. Sot Kosova ka guximin që të përballet me të kaluarën e saj, përmes sundimit të ligjit dhe përpjekjes së gjetjes së drejtësisë për viktimat. Mbretëria e Bashkuar do t’i qëndrojë prapa qëndrimit për intervenim si arsye për të parandaluar një katastrofë humanitare dhe t’ua mundësojë kosovarëve të jetojnë të lirë nga represioni. Siç kishte thënë edhe Tony Blairi në Dhoma e Komunave më 23 mars 1999: ‘S’kemi alternativë tjetër, pos të veprojmë dhe do të veprojmë”, ka shkruar Abbott në Facebook./UBTNews

Exit mobile version