UBT News

Abelard Tahiri: Kosova duhet qeveri të re, jo më me Albin Kurtin

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Abelard Tahiri, ka theksuar se Kosova duhet të sigurojë sa më shpejt formimin e një qeverie të re dhe të mos vazhdojë më me kryeministrin në detyrë, Albin Kurti.

Tahiri argumenton se kjo është e nevojshme për shkak të rekordit të dëmshëm që Kurti ka krijuar në raport me administratën e parë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës nën udhëheqjen e Donald Trumpit.

“Kosova duhet që sa më shpejt të sigurohet që të ketë një qeveri të re dhe të mos vazhdojë më tutje me Kurtin në krye. Kurti ka një rekord të dëmshëm në raport me administratën e parë të Trump. Nëse deri më tani ka pasur dyshime për vazhdimësinë e tij, pavarësisht se VV ka dalë si parti fituese në zgjedhje, paralajmërimi i ish-presidentit Trump na jep një mesazh të qartë: të angazhohemi maksimalisht të gjitha partitë opozitare për t’i dhënë vendit një qeveri të re, pa përfshirjen e Kurtit dhe Lëvizjes Vetëvendosje,” tha Tahiri.

Ai shtoi se përfshirja e Vetëvendosjes në qeveri do të jetë e dëmshme për marrëdhëniet me administratën amerikane dhe për interesat e Kosovës në përgjithësi.

Exit mobile version