Vrasja e ish-kryeministrit Shinzo Abe u zhvillua në mes të ditës në një rrugë në qytetin japonez, Nara, një kryeqytet rajonal në lindje të Osakës.
Abe po mbante një fjalim në mbështetje të kandidatëve të Partisë Liberal Demokratike në prag të zgjedhjeve të Dhomës së Lartë, që do të mbahen të dielën. Ai planifikoi të vizitonte Kyoto-n pastaj, dhe më pas në prefekturën Saitama fqinje me kryeqytetin Tokio.
Videoja e shfaqur nga transmetuesi publik kapi momentet para të shtënave, ku shihej ish-kryeministri duke folur para një turme të vogël përpara stacionit hekurudhor Yamatosaidaiji. Në videot e mëpasshme dëgjohen dy të shtëna dhe në ajër shihet tym./UBTNews/