Edhe pas dorëheqjes së tij si kryeministër i vendit në vitin 2020 për shkaqe shëndetësore, Shinzo Abe qëndroi aktiv në politikë. Ai rregullisht u shfaq në media për të diskutuar rreth çështjeve aktuale, psh. ai i tha televizionit japonez në muajin shkurt se Japonia duhet të diskutojë rreth mundësisë për ndarjen e armëve bërthamore të ngjashme me vendet e NATO-s pas pushtimit rus të Ukrainës.
Të premten para sulmit, si pasojë e të cilit mbet i vdekur, ai ishte në Nara duke mbajtur një fjalim gjatë fushatës zgjedhore në mbështetje të kandidatëve të Partisë Liberal Demokratike para zgjedhjeve të Dhomës së Lartë të planifikuara për të dielën. Ai kishte planifikuar të shkonte në Kioto më pas, e pastaj edhe në prefekturën Saitama fqinje me kryeqytetin Tokio.
La gjurmë në histori: Abe është kryeministri me jetëgjatë në historinë e Japonisë. Ai ka shërbyer nga viti 2006 deri në vitin 2007. Pastaj sërish nga viti 2012 deri në vitin 2020, kur edhe dha dorëheqje për shkaqe shëndetësore.
Trashëgimia ekonomike: Në kohën kur ai u rizgjodh në vitin 2012, Japonia po përballej me një rënie ekonomike pas dekadash stagnimi – duke nxitur një nga iniciativat historike të Abe, një eksperiment i njohur si “Abenomics”. Aleatët e tij e vlerësojnë këtë lëvizje me ndalimin e rënies së mëtejshme, por ekonomia e vendit mbeti e prekshme gjatë gjithë kohës së tij në detyrë.
“Womenomics”: Ai bëri edhe reforma në vendet e punës gjatë qeverisjes së tij, duke u zotuar për prezantim gjinor dhe mbylljen e boshllëqeve në fuqinë punëtore – gjithnjë e më urgjente, pasi Japonia u përball me një rënie demografike, me plakjen e shpejtë të popullsisë dhe me rënie të shkallës së lindjeve.
Marrëdhëniet ndërkombëtare: Edhe në arenën ndërkombëtare gjithashtu, arritjet e Abe-s ishin të shumta. Ai ruajti raportet e mira me Uashingtonin – aleatin kryesor të Tokios pas luftës, dhe raporte personale me presidentin e atëhershëm, Donald Trump. Por raportet e Japonisë me Kinën dhe Korenë e Jugut u përkeqësuan gjatë udhëheqjes së tij, me një sërë mosmarrëveshjesh territoriale dhe grindjesh diplomatike./UBTNews/