Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku ka vizituar punimet që po i bën drejtoria e Infrastrukturës në komunën e Prishtinës, më saktësisht në rrugën që lidh Velaninë me Matin, Bregun e Diellit dhe Taslixhen.
Sipas të parit të kësaj partie, ky projekt në thelb bën ndryshime të mëdha jo vetëm për banorët e Velanisë, por për secilin qytetarë që ka kaluar andej.
“Secili që ka marrë rrugën nga udhëkryqi i Taslixhes për në Velani e të dal sipër në Breg të Diellit apo Mat, është dashur të kalojë nëpër njërën nga katër rrugicat e lagjes – mu pranë shtëpive. Kolona të gjata, pasiguri për banorë e vonesa për secilin tjetër që s’kishte alternativë tjetër”, tha Abdixhiku.
Kryetari Abdixhiku deklaroi se më 9 shkurt, vonesat infrastrukturore do të marrin fund edhe në Kosovë.
“Historia rrugore e Kosovës do të kompletohet brenda një mandati të vetëm. Tjetër tempo, tjetër mendësi, tjetër angazhim!”, përfundoi ai.
Abdixhiku foli për këtë projekt, i cili tha se është ide e drejtorit të Infrastrukturës Krenar Xhaferit.
“Secili që ka marrë rrugën nga udhëkryqi i Taslixhes për në Velani e të dal sipër në Breg të Diellit apo Mat, është dashur të kalojë nëpër njërën nga katër rrugicat e lagjes – mu pranë shtëpive. Kolona të gjata, pasiguri për banorë e vonesa për secilin tjetër që s’kishte alternativë tjetër.
Krenari kishte një ide. Të krijoj një rrugë të re – ngjitur me ‘SOS Fshatin’ – për tu lidhur drejtë me Mat, Breg të Diellit e përfundimisht Rrugën B, e kështu për ta shmangur nevojën e kalimit nëpër rrugicat e shtëpive”, shtoi Abdixhiku.