Kreu i lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku ka pritur në takim njohës ambasadorin e ri të Gjermanisë në Kosovë, Rainer Rudolph.
Abdixhiku në takim me ambasadorin gjerman, ka vlerësuar lart marrëdhëniet e shkëlqyera ndërmjet Kosovës dhe Gjermanisë si dhe bashkëpunimin e vazhdueshëm në fusha me interes të përbashkët.
Abdixhiku po ashtu e ka informuar ambasadorin gjerman lidhur me zhvillimet e fundit politike në vend dhe procesin zgjedhor.
“Gjatë takimit, e informova ambasadorin për zhvillimet e fundit politike në vend, përfshirë procesin e zgjedhjeve lokale dhe funksionalizimin e Kuvendit të Kosovës, duke ndarë edhe qëndrimet e Lidhjes Demokratike të Kosovës mbi këto çështje. Shpreha mirënjohjen time për mbështetjen e vazhdueshme që Gjermania i ka dhënë Republikës së Kosovës në të gjitha fazat e zhvillimit dhe forcimit të institucioneve tona demokratike”, ka thënë Abdixhiku./EO