Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka pritur sot në selinë e LDK-së ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, Jonathan Hargreaves.
Sipas LDK-së, në takim është diskutuar për zhvillimet aktuale politike dhe procesin e konstituimit të institucioneve të Kosovës.
Abdixhiku ka thënë se ambasadorin e ka njoftuar me qëndrimet e LDK-së për zhvillimet e fundit, duke theksuar përkushtimin e partisë ndaj funksionalitetit të institucioneve demokratike.
Ai ka shprehur gjithashtu mirënjohje për mbështetjen e vazhdueshme të Mbretërisë së Bashkuar ndaj Kosovës, si dhe ka vlerësuar bashkëpunimin mes dy vendeve në fushën e demokracisë, sundimit të ligjit dhe stabilitetit./A.K/
